Pele u jep lamtumirë të dashurve të tij, publikohet video e trishtë nga spitali
Legjenda e futbollit brazilian, Pele aktualisht po lufton për jetën në spitalin “Albert Einstein” dhe një video e re tronditëse e publikuar në rrjetet sociale tregon se ka mbetur shumë pak shpresë.
Pele prej kohësh po luftonte me tumorin e zorrës së trashë dhe u shtrua në spital më 29 nëntor dhe u vendos në repartin e kujdesit paliativ, ku i lehtësoheshin dhimbjet dhe i lehtësohej frymëmarrja dhe deri para disa kohësh, ai nuk u pa në publik.
Së fundmi u raportua se Pele po ndihej më mirë, por informacionet e fundit që vijnë nga Brazili thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
#Pele?? says goodbye to family and friends from the hospital bed.
— Robin ?? ? (@BaprayRobin) December 25, 2022
Football legend Pele slowly losing battle against Cancer, family says ‘he is very serious.'. ????
He knows his time is getting close to an end
He lived his dream ❤?
He's grateful for life. #brazil #football pic.twitter.com/KI6bvRBVOL
Sipas mediave anembanë botës, Pele tashmë po i thotë lamtumirë familjes dhe miqve nga shtrati i spitalit dhe një video shokuese e tij duke biseduar me familjen në telefon u përhap shpejt në internet dhe zbulon gjendjen shumë të vështirë të një prej futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Spitali njoftoi se sëmundja e 82-vjeçarit po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.
Kujtojmë se Pele ishte lider i një prej skuadrave më të mira braziliane në histori, me të cilin fitoi Kupën e Botës tri herë - në 1958, 1962 dhe 1970.