Krahasoi veten me Batmanin, fansat tallen me Elon Musk - plasin memet në Twitter
Elon Musk u tall nga përdoruesit në Twitter pasi krahasoi veten me Batman në një postim në Twitter ku shfaqej superheroi i DC.
Siç bëhet e ditur, miliarderi përdori një imazh të batman me pelerinë, krijuar nga artisti Berkan Oxkan, duke qëndruar në majë të një çatie të akullt të një kishe në Gotham City.
Some nights … pic.twitter.com/BLAUsJr4wb
— Elon Musk (@elonmusk) December 27, 2022
Të vetmet fjalë që Musk përdori për të shoqëruar postimin në Twitter ishin ‘Disa netë…’.
Kjo do të jepte përshtypjen se Musk e imagjinon veten si një personazh të ngjashëm me Batman-in.
Nuk duhet të jetë befasi që Musk dëshiron të shihet si një individ i ngjashëm me Batman-in ose që ai do ta përdorte personazhin për të shprehur këtë ndjenjë.
Megjithatë pas kësaj njerëzit filluan ta tallnin miliarderin.
Curse this phone and it’s lack of photoshop! pic.twitter.com/bQ9RmMBqr5
— Duncan Jones (@ManMadeMoon) December 27, 2022
Somebody gotta photoshop ghislane behind him https://t.co/dmOMwwmLWu
— Jake Flores (@feraljokes) December 27, 2022