Bushkolaj bën bilancin e një viti: 45 të vrarë, 27 të plagosur, vrasjet mafioze të pazbardhura

Redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon ngjarjet kriminale në vend e sidomos ato të ditëve të fundit në Greqi. Bushkolaj dhe në vitin e fundit kemi 7 shqiptarë të ekzekutuar në vendin fqinj, krime të cilat kanë të bëjnë me larjen e hesapeve dhe prishje të pazareve të drogës.

"Krimi shqiptar është brand. Vitin e fundit kemi 7 të vrarë në masakra, në Athinë, 7 shqiptarë të vrarë për pazare droge. Ky zinxhir vrasjesh dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit fierak në Tiranë dhe ekzekutimin me tritol të Aleksandër Sadikajt.”-tha Bushkolaj.

Duke u ndalur tek krimet brenda Shqipërisë, Bushkolaj bëri një bilanc. Ai tha se kemi 45 të vrarë dhe të paktën 27 të plagosur vetëm nga ngjarjet kriminale, atentate mafioze, krime në familje dhe ngjarje të tjera që lidhen me rendin dhe sigurinë.

"Kjo shifër është pak më e vogël se një vit më parë por kemi një diferencë shumë të madhe për shkak të hemoragjisë së largimit të të rinjve.

Persona që janë larguar përgjatë këtij viti janë persona që mund të ishin kontigjent i krimit të organizuar.

Kjo shifër konsiderohet e lartë. Kemi 27 të plagosur, shumë prej tyre mbetënn të plagosur në breshëri plumbash, si rasti i Ylli Brahimit ku mbeti i vdekur Klisman Preçi."-tha Bushkolaj.

Gazetari theksoi se nuk është zbardhur asnjë ngjarje e rëndë kriminale apo atentat mafioz.

“Asnjë, nga atentate mafioze flas për të njohur në botën e krimit, Arben Mërkuri në Durrës, vrasjet në Shkodër. Situata tejet kaotike, Policia duket sikur është vënë në lëvizje por rezultatet mungojnë. S’kemi kapacitete për të përballur këtë fluks krimi.”-tha Bushkolaj.