", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/24/auto_auto_ilir-meta-5-1-703x45016693167911669317569.jpg", "width": 900, "height": 576 } }

Ilir Meta: Do të garojmë me superkandidatë në zgjedhjet lokale, janë model qytetarie

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur edhe një herë vlerësimin më të lartë për kandidatët e dalë nga Primaret e zhvilluara në qytetet kryesorë të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.

Meta i ka cilësuar personalitete dhe superkandidatë për modelin që do të sjellin në fushatë dhe qasjen e tyre ndaj bashkëpunimit me qytetarët në vend.

Fjala e Metës:

"Në Tiranë emri ynë do të jetë Belind Këlliçi dhe ai do të votohet masivisht. Në Durrës do të jetë Igli Cara dhe ai do të votohet masivisht. Në Elbasan do të jetë Luçiano Boçi dhe ai do të votohet masivisht. Unë këta tre kandidat që janë tre personalitete dhe superkandidatë për modelin e ri, qytetarisë, bashkëpunimit dhe punës për qytetet ku do garojnë."

 

@partiaelirise 14 Maji do të jetë një test shumë i rëndësishëm për demokracinë tonë dhe për opozitën. Opozita në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët shqiptarë do të arrijnë një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 Majit.      #PartiaLirisë?? #ShqipëriaUPërketTëRinjve?? ♬ original sound - partiaelirise