Bilanci i COVID/ 2 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 20 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2 raste të reja me koronavirus nga 87 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 20 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 195 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u registruan në në Fier dhe në Finiq.
Statistika ( 27 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 87
Testime totale 2,017,950
Raste pozitive 332,686
Raste të shëruara 328,913
Raste Aktive 177
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 139
Fier 13
Durrës. 7
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Berat. 3
Lezhë. 2
Shkodër 2
Korçë. 1
Elbasan. 1