'Ftesa për në ICOM, Arkivi shqiptar prezanton në Turqi kompleksin e ri kulturor'
I ftuar në emisionin e pasdites me, Armela Ferkon në ‘Syri Tv’ ishte drejtori i arkivave, Ardit Bidos ku foli për projektin e ri se si arkivat do të shëndrrohen në një atraksion të madh për qytetarët dhe synimi kryesor është informimi i brezave të rinj mbi historinë kulturore dhe politike të Shqipërisë ndër vite.
Bido është shprehur se aty janë të dixhitalizuara shumë dokumenta të vjetra, e ndër to është bibla më e vjetër në botë dhe deklarata e vërtetë e pavarësisë dhe jo ajo e Lef Nosit që jemi mësuar të shohim ndër vite e cila është e kopjuar në vitin 1937.
Në thelb ky është shëndrrimi total i institucionit të arkivave që shtrihet përtej atyre punëve që bëjnë nga vite në një kompleks të mirëfillt kulturorë, që ka si synim të thërrasin rini që ta njohin të shkuarën e parë në sytë e të ardhmes.
Në fund të viti të ardhshëm ne do të kemi drejtorinë e përgjithshme të arkivave por edhe një muze arkivor, një shpalosje totale e një koncepti që është shumë i gjerë që aty mund të gjesh gjithçka.
Do të ketë një sallë ekspozitash të përkohshme, një sallë të vogël leksionesh përfshi dhe një sallë edukative për fëmijët, një teatër dhe kinema verore dhe pjesa e përparme e studimit do të jetë natyrore.
Muzeu arkivor është një hapsirë diku ke 300 metra katror në të cilën kemi një lajm motiv që aty gjen gjithçka. Aty do të gjejnë të gjitha elementët e historisë sonë, të pasurive kulturorë që gjenden në vendin tonë pasi bibla më e vjetër e dixhitalizuar në botë gjendet në Shqipëri pasi 99% të tyre nuk e kanë këtë informacion pasi nuk janë gjetur kanalet e duhura për ta përcjellë të masat.
Qytetarët tanë nuk e dinë që deklarata e pavarësisë nuk është ajo e Lef Nosit e cila është një riprodhim në vitin 1937, por ne kemi fotografinë origjinale të saj që është zbuluar vetëm disa vjet më parë.
Synimi i saj është që të ndërlidhim vizitorin me çfarë kemi në këtë muze, ne do ti japim mundësinë që të vendosi ditëlindjen e tij dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur ndër vite në këtë datë, pra një inovacion i ri. E gjithë kjo larshmëri ngjyrash ta japim në një hapësirë të vetme.