Bosët e drogës në Meksikë vishen si Babagjyshi, shpërndajnë dhurata për fëmijët
Anëtarët e kartelit më të fuqishëm të drogës në Meksikë janë veshur si Babagjyshi dhe kanë shpërndarë dhurata për Krishtlindje.
Mediat e huaja shkruajnë se vrasësit e Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco drejtuan një karvan automjetesh nëpër lagjen Guadalajara të El Retiro javën e kaluar.
Pamjet video treguan të rritur dhe fëmijë të rreshtuar në të dy anët e rrugës teksa bosët e drogës shpërndanin dhurata nga një kamion.
Kujtojmë që ky është një veprim që ndodh shpesh në Meksikë, pasi edhe Pablo Escobar shpesh jepte dhurata luksoze në shenjë mirënjohjeje për ata që treguan besnikëri ndaj tij, veçanërisht gjatë Krishtlindjeve.