SYRI TV/ Marrëveshja për dronët, pa transparencë. Peleshi refuzon të tregojë koston

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bajraktar’, por në mungesë të plotë të transparencës se sa para nga buxheti i shtetit do të kushtojnë ato.

I pyetur nga Syri TV, pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Mbrojtjës Niko Peleshi  refuzoi të tregojë shifrën e blerjes së tyre, me argumentin se është sekret shtetëror, praktikë e njëjtë e ndjekur me tenderat sekretë gjatë periudhës së pandemisë.

Më herët, mungesën e transparancës  për koston e dronëve, e ka denoncuar edhe kryeatari i PD, Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha  deklaroi se qeveria ka në fokus të saj vjedhjen me dreonët dhe satelitët në vend që të rrisë pagat për ushtarët dhe efektivët e policisë në vend.

Pak ditë më parë, u firmos marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë  për blerjen e flotës së doneve ‘Bayraktar’.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi ata si teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, por pa dhënë detaje financiare rreth marrëveshjes.