SYRI TV/ Protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë, qytetarët: Jetën e japim, Mitrovicën jo!

Shoqëria civile ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar.

Qytetarët i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi këtë çështje.