‘Tirana që duam të ndryshojmë’: Këlliçi nxjerr pamjet mizërabël vetëm 1 km larg qendrës së kryeqytetit

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati për zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi ka publikuar pamjet mizerabël nga rruga "Stavri Themeli", tek ish-Parku, vetëm një kilometër larg nga qendra e Tiranës: ‘Pamjet që nuk i shihni asnjëherë në TV sepse propaganda e Veliajt nuk e mundëson asnjëherë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Tirana që duam të ndryshojmë! Pamjet që nuk i shihni asnjëherë në TV, sepse propaganda e Veliajt nuk e mundëson asnjëherë. Kjo është rruga "Stavri Themeli" tek ish-Parku, vetëm 1 km larg nga qendra e Tiranës.

Fitojmë Tiranën më 14 maj."