", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/27/auto_Twitter-2-780x4391672147215.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Risia e re për abonentët e 'Twitter Blue'

Twitter ka prezantuar një funksion ekstra për ata përdorues që paguajnë tarifën e abonimit prej 8 dollarësh: atë të videove më të gjata.

Kompania ka përditësuar faqen e saj në Twitter Blue për të konfirmuar që klientët e abonimit do të jenë në gjendje të ngarkojnë video me gjatësi deri në 60 minuta, në 1080 pixel dhe deri në 2 GB në sasi.

Ky është një kërcim i madh nga kufiri i mëparshëm i Twitter Blue me video prej 10 minutash me një madhësi prej 512 MB.

Nëse jeni thjesht një përdorues i vjetër, atëherë kufiri juaj është 4 minuta.

Megjithatë për të ngarkuar këtë video me këtë gjatësi do t’ju duhet ta bëni në ueb nga një latop ose desktop. Derisa në Android dhe iOS është funksioni i vjetër me video të shkurtër.

Twitter gjithashtu paralajmëron se mund të modifikojë cilësinë e videos në mënyrë që ta shpërndajë atë.