Caktohet gjyqtari për derbin katalanas Barcelona-Espanyol

Është caktuar gjyqtari i ndeshjes Barcelona – Espanyol, që është e vlefshme për La liga.

Përballja luhet më 31 dhjetor në orën 14:00.

Arbitër i këtij takimi do të jetë spanjolli Matteo Lahoz.

Ai njihet si njëri prej gjyqtarëve më agresivë në kuptimin e shpërndarjes së kartonëve.

Në 13 ndeshje sivjet në të gjitha garat, ai ka shpërndarë plot 47 kartonë të verdhë, tre të kuqë pas dy të verdhëve dhe ka akorduar katër penallti.