Goditi me thikë kamarierin brenda ‘fast food-it’, arrestohet 66 vjeçari në Lushnje
Një 66 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me thikë një 22 vjeçar i cili punonte si kamerier në një ‘fast food’ në Lushnje.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.
Njoftimi i policisë/ Lushnjë
Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.
Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.
Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.
Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.