SYRI TV/ Banorët e Yzberishtit jetojnë midis baltës: Vite në këtë gjendje, vetëm premtime

Qindra familje në zonën e Yzberishtit jetojnë midis baltës dhe gropave, për shkak të rrugëve të amortizuara. Banorët, midis të cilëve edhe fëmijë, kërkojnë nga bashkia e Tiranës shtrimin e rrugëve të lagjes me asfalt. Nga ana tjetër nuk mungojnë as akuzat drejt kryetarit të bashkisë dhe deputetes së zonës, Belinda Balluku, për premtime të pambajtura. 

Nga SYRI TV

Çdo moment të ditës banorët hasin vështirësi nga amortizimi i rrugës, ndërsa tregojnë se premtimet në kohë  zgjedhjesh nuk kanë munguar.

Përveç të rriturve, edhe fëmijët e ndjejnë mungesën e rrugëve me standard. Ata tregojnë se në tentativat e tyre për të luajtur, bëhen me baltë, prandaj edhe kanë një thirrje drejtuar institucioneve:

Në këtë zonë janë më shumë se 2 mijë familje, të cilët jetojnë midis baltës, në çdo periudhë të vitit.