‘Kur vjedhja të shuan memorien!’/ Berisha nxjerr VIDEO-n e Ahmetaj nga Komisioni i Inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ku në cilësinë e dëshmitarit është ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Në këtë video të publikuar, i pyetur nga deputeti i PD-së Belind Këlliçi se ‘a ka pasur një incident në një shtet të huaj mes tij dhe njërit nga personat që ka tre kontrata me inceneratorët Mirel Mërtirin’, Ahmetaj është përpjekur të shmanget nga përgjigjja, duke folur përçartë pa dhënë përgjigje konkrete.

Gjithashtu ish-ministri Ahmetaj ka mohuar se ka pasur një marrëdhënien me Mirel Mërtirin edhe pse një gjë të tillë e ka pranuar më herët gjatë një interviste televizive.

Kur vjedhja të shuan memorien!’, shkruan Berisha në Facebook.