Agnelli: Dorëheqja nuk ishte e lehtë, Juventusi vjen përpara çdo gjëje

Andrea Agnelli foli në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit, në të fundit për të si President i Klubit. Për shkak të hetimit “Prisma” dhe jo vetëm kaq, bordi drejtues i bardhezinjve dha dorëheqjen pak javë më parë.

“Largimi nga detyra si President nuk ishte e lehtë, por unë gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultate. Juventusi vjen para së gjithash dhe tani ne duhet të mbrojmë interesat e klubit.” – tha fillimisht ish-presidenti i Juventusit.

“Personalisht jam i bindur që kam bërë mirë në këto vite të presidencës sime. Vërejtjet ndaj nesh nuk mund të justifikohen, prandaj ishte e drejtë të bëhej një hap prapa. Megjithatë rezultatet që ne arritëm në këto vite ishin të jashtëzakonshme.” – përfundoi Andrea Agnelli.