Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Paplekaj
Është shtyrë për në datën 9 janar gjyqi ndaj Arbër Paplekajt.Mbrojtja e të pandehurve kërkoi kohë të njihet me provat e prokurorisë.
Konkretisht ata kërkuan te njihen me listën e dëshmitarëve të ngjarjes, qe deri me tani nuk u është vënë në dispozicion.
Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Konkretisht, më 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasjeje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.