Ronaldo-Al Nassr e kryer, planifikohen vizitat mjekësore

Cristiano Ronaldo do të jetë shumë shpejtë pjesë e Al Nassr.

Sulmuesi portugez, i cili u largua nga Manchester United në nëntor, raportohet se është gati të pranojë super ofertën e klubit arab.

Më tej nga mediet portugeze bëhet me dije se sauditët tashmë kanë planifikuar vizitat mjekësore me 37-vjeçarin që pritet të nisë një eksperiencë të re larg Europës.