5000 trupa serbe në kufi/ Mediu: Të thirret KSK! Çfarë pret Rama që ta shtrojë çështjen urgjente në NATO?

Kryetari i Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka bërë thirrje që të thirret sa më parë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi vendosja e 5000 trupave serbe në kufi me Kosovën me gjithë mjetet luftarake është qartësisht agresion ushtarak, e njëjtë si e Rusisë së Ukrainë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Mediu i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjent këshillin dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë.

Gjithashtu Mediu thekson se çfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?

Postimi i plotë:

?Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

?Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:

?Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

?Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Presidenti pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë

?Cfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?

?Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbëahtetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë

?Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigutisë së OKB.

?Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë