Skandali me kontratat e PPP-ve në shëndetësi/ Blushi: Rama po vjedh edhe fondet për kancerin

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se kontratat e PPP-ve në shëndetësi kanë marrë 34% më shumë financim se për trajtimin e kancerit.

‘Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij! Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit’, shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë:

PO VJEDHIN EDHE FONDET PËR TRAJTIMIN E KANCERIT!

Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij! Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.

E thënë ndryshe 34% më shumë para nga Buxheti i Shtetit për pasurimin e Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe oligarkëve pranë tyre dhe 34% më pak mundësi për një shërim sa më të shpejtë dhe trajtim cilësor të sëmundjes!

Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe jeta e qytetarëve! Por vetëm vjedhja dhe vjedhja papushim, deri dhe fondet e destinuara për trajtimin e sëmundjeve të rënda, që shkaktojnë më së shumti fatalitete.

Edi Rama dhe banda e tij në Shëndetësi duhen shporrur sa më parë!