VIDEO – SYRI TV/ Librazhd - Banorët e Spatharit në protestë: Kemi marrë vetëm premtime në fushata
Banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë protestuar sot para Bashksië në lidhje me mungesën e infrastrukturës rrugore.
Siapas tyre, fshati nuk njeh asnjë investim prej vitesh dhe se bëhet fjalë për 3 km rrugë që lidh fshatin Spathar me qytetin e Librazhdit.
Ata kanë thënë se janë të vendosur të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave.
Syri tv
Banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë protestuar sot para Bashksië në lidhje me mungesën e infrastrukturës rrugore. Me pankarat në duar ata kanë kërkuar ivestime për fshtin e tyre, të cilin e kanë cilësuar të lënë në harresë. Librazhdi sipas tyre është grabitur vazhdimisht, pasi i është marrë uji, pylli, e ndërkohë për 3 km rrugë që lidh fshatin me qytetin e lIbrazhdit nuk është kujtuar askush.
Fshati Spathar nuk njeh asnjë investim prej vitesh, sipas komunitetit të banorëve.
Protesta vjen vetëm 5 muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa Partia Socialiste ka ndërruar disa nga drejtuesit e saj në Qarkun e Elbasanit.
Ata kanë thënë se janë të vendosur të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pasi infrastruktura rrugore do të sjelli dhe zhvillim për zonën.