VIDEO/ Berisha: Në vend që të rrisë pagat, Rama e ka mendjen te vjedhja me dronët dhe satelitët

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një video nga fjala e tij në Kuvend, ku kërkon që kryeministri Edi Rama të rrisë pagat e ushtarëve dhe policëve, në vend që të vjedhë me dronët dhe satelitët.

“Në vend që të rrisë rrogat e ushtarëve, oficerëve, policëve, Edi Rama e ka mendjen tek vjedhja nëpërmjet dronëve dhe satelitëve,” shkruan Berisha.

“Sa i blen dronet, na e thuaj pak? Nuk e thua çmimin se vjedh, sepse në të gjithë botën, çfarëdo që të blihet, edhe sistemet më të sofistikuara, kanë çmim dhe u tregohet popullit, po shpenzohet kaq. Kursw këtu gjithçka vendoset si në shpella”.

“Në radhë të parë ato para përdori për të rritur rrogat e ushtarëve, janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen, nuk jetojnë dot me pagën mizerabël që marrin. Të paguajnë ushtarët njëherë, të paguajmë oficerët, të paguajnë policët, pastaj të shkojnë te satelitët,” tha Berisha.