Kupa e botës/ Erdogan dyshon për komplot kundër Ronaldos, tregon dhe klubin ku CR7 do të shkojë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pretendon se superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një vetoje politke gjatë Kupës së Botës në Katar.
Kjo sipas presidentit turk lidhet me mbështetjen e tij të ‘kauzës palestineze.’
Duke folur në një ngjarje për të rinjtë në provincën e Erzurum të dielën, Erdogan tha se Ronaldo ishte shumë i trishtuar dhe veçanërisht pas humbjes 1-0 në çerekfinale nga Maroku.
Në fazën e 16-të kundër Zvicrës (6-1 fitore) Ronaldo hyri në lojë në minutën e 74-të, në çerekfinale kundër Marokut në minutën e 51-të.
Megjithatë, Erdogan nuk sheh asnjë arsye sportive për vendin e Ronaldos në stol.
Sipas tij, fakti që ai nuk u lejua të luante kundër Marokut që në fillim ishte vetëm për arsye politike: “Për fat të keq, i dhanë veton politike. Ai është dikush që mbron çështjen palestineze.”
Erdogan nuk dha detaje të tjera për të mbështetur deklaratat e tij.
Erdogan shtoi: “Dërgimi i një futbollisti si Ronaldo në fushë me vetëm 30 minuta të mbetura i shkatërroi psikologjinë dhe i rrëmbeu energjitë”.
Veç kësaj, presidenti turk komentoi dhe për skuadrën që pesë herë fituesit të Topit të Artë mund të zgjedhë:
“Sipas informacioneve që kam marrë, Ronaldo tani po shkon në Arabinë Saudite.”
Erdogan ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse dhe në finale në Katar.