Inteligjenca britanike: Luftimet mbeten të përqëndruar rreth Bakhmut

Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, gjatë 48 orëve të fundit luftimet në Ukrainë kanë mbetur më të ashprat rreth rajonit Bakhmut.

“Rusia vazhdon të iniciojë sulme të shpeshta në shkallë të vogël në këto zona, megjithëse një territor i vogël ka ndryshuar”, thuhet në përditësimin e inteligjencës.

“Në veri, elementë të Ushtrisë së Parë të Tankeve të Gardës ruse ishin ndoshta në mesin e forcave ruse të dislokuara kohët e fundit në Bjellorusi. Ky formacion ka të ngjarë të kryente stërvitje përpara vendosjes së tij dhe nuk ka gjasa të ketë njësitë mbështetëse të nevojshme për ta bërë atë gati për luftim”.