Jose Mourinho i kthen përgjigje Portugalisë

Jose Mourinho ka qenë në vëmendjen kryesore të mediave portugeze në lidhje me drejtimin e kombëtares luzitane.

Siç raporton “La Stampa”, 59-vjeçari i ka thënë “JO” Federatës Portugeze të Futbollit, pasi kërkon që të mbyllë sezonin me Romën.

Ai pritet që të vendosë sërish në qershor nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës ose jo dhe po në atë periudhë pritet që të japë përgjigjen përfundimtare për Portugalinë.