'Rama kërkoi ndarjen e Kosovës'/ Noka: Tradhtarin e kemi në shtëpi!
Deklarata e fortë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanit, se “idenë e ndarjes në Kosovë nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, është komentuar gjërësisht në politikën shqiptare.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, reagoi në FB me këto fjalë:
“Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitet 2009-2015, z. Enver Hasani, konfirmoi atë që themi prej kohësh: E keqja vjen nga brenda. Tradhtarin e kemi në shtëpi. Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri i saj ka tradhtuar Kosovën dhe interesat kombëtare”.