Medvedev në rolin e ‘Nostradamus’ 10 profecitë e errëta e ish-presidentit për SHBA dhe BE-në për 2023-in
Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev në një postim të tij ka marrë rolin e Nostradamusit.
Nënpresidentit i Këshillit të Sigurimit rus ka treguar 10 profecitë e errëta në lidhje me SHBA, Eropën, euron madje ai ka përcaktuar dhe fatin e e Elon Musk.
“Të gjithëve u pëlqen të bëjnë parashikime natën e Vitit të Ri”, shkruan politikani rus, i cili që nga viti 2020 është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Tëitter.
Siç thotë ai në postimin e tij, shumë prej skenarëve fantastikë të dëgjuar nga njerëz të ndryshëm për vitin 2023 janë krejtësisht absurde, por kjo nuk e pengon atë të japë kontributin e tij , duke bërë 10 parashikime për “çfarë mund të ndodhë” vitin e ardhshëm.
Profecitë e Medvedevit, njëra më e largët se tjetra, janë sigurisht shumë ogurzi për Perëndimin dhe përfshijnë luftën civile në SHBA dhe zgjedhjen e Elon Musk president, krijimin e një Rajhu të katërt në Evropë dhe rënien e FMN dhe Banka Botërore.
Këtu janë 10 profecitë e Medvedev:
1. Çmimi i naftës do të rritet në 150 dollarë për fuçi dhe çmimi i gazit natyror do të kalojë 5000 dollarë për 1000 metër kub
2. Britania e Madhe do t'i bashkohet BE-së
3. BE-ja do të shembet pas kthimit të MB dhe euro do të pushojë të përdoret si monedhë e vetme
4. Polonia dhe Hungaria do të pushtojnë rajonet perëndimore të "ish Ukrainës"
5. Do të krijohet Rajhu i Katërt i cili do të përfshijë territorin e Gjermanisë dhe satelitët e saj, d.m.th. Republika e Kievit” dhe “mërgimtarët” e tjerë
6. Lufta do të shpërthejë midis Francës dhe Rajhut të Katërt. Evropa do të ndahet, Polonia do të "rindahet"
7. Irlanda e Veriut do të ndahet nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të bashkohet me Republikën e Irlandës.
8. Në SHBA do të shpërthejë një luftë civile dhe si rezultat, Kalifornia dhe Teksasi do të bëhen shtete të pavarura. Teksasi dhe Meksika do të formojnë një shtet aleat. Elon Muskdo të fitojë zgjedhjet presidenciale në një numër shtetesh të cilat, pas përfundimit të Luftës së re Civile, do të kenë shkuar në Partinë Republikane
9. Tregjet më të mëdha të aksioneve dhe aktiviteti financiar do të largohen nga SHBA dhe Evropa dhe do të zhvendosen në Azi.
10. Sistemi Bretton Ëoods i kurseve fikse të këmbimit do të shembet, duke çuar në një rrëzim të FMN -së dhe Bankës Botërore. Euro dhe dollari do të pushojnë së qarkulluari si monedha rezervë globale. Në vend të tyre do të përdoren në mënyrë aktive monedhat e shenjave dixhitale.