'Tensionet në rritje' mediet e huaja jehonë ngjarjeve në Kosovë
Shumë medie të huaja i kanë bërë jehonë ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë.
BBC në një artikull të tij shkruan: Kosovë: Serbia vendos trupat në gatishmëri të lartë për tensionet në rritje
Brenda në artikull BBC shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin e tij dhe Serbinë.
Qeveria në Prishtinë shkruan më tej BBC nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këto akuza.
Aljazeera shkruan: Trupat serbe në kufirin me Kosovën në “gatishmëri luftarake”
Ndërsa brenda në artikull Aljazeera shkruan ndër të tjera:
Serbia i ka vendosur forcat e saj të sigurisë në kufirin me Kosovën në një "gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake", kanë thënë zyrtarë të lartë, në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me fqinjin e saj dhe pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për zbutjen e tensioneve mes kohës së dikurshme të luftës. armiqtë.
"Presidenti i Serbisë ... urdhëroi ushtrinë serbe të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, domethënë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur," tha në një deklaratë të hënën vonë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milos Vuçeviç.
Media helene Prothema.gr shkruan:
Kosovë: Ushtria serbe është në gatishmëri të shtuar për shkak të përshkallëzimit të tensionit
Brenda në artikull medie helen shkruan "Presidenti i Serbisë (...) urdhëroi ushtrinë serbe që të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, domethënë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur ," tha në një deklaratë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.
Gjenerali Milan Mojiloviç , kreu i Forcave të Armatosura të Serbisë, ka bërë të ditur se ai ishte dërguar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në kufirin me Kosovën.
"Situata atje është e komplikuar," tha shefi i shtabit për TV Pink të dielën mbrëma ndërsa po udhëtonte për në Rashkë, dhjetë kilometra larg kufirit me Kosovën.
WATCH: #BNNSerbia Reports.
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 27, 2022
The Serbian army is transporting heavy weapons to Kosovo's administrative border.
Near the #Yarinye checkpoint, a column of 155 mm NORA self-propelled artillery units accompanied by military police was spotted.#Serbia #Kosovo #Defence pic.twitter.com/cLgEbtkoCg