Tensionet në veri të Kosovës, Sami Neza: Rama të ndajë veten nga Vuçiçi, qëndrime të dyshimta
Analisti Sami Neza, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, komentoi tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Tiranës zyrtare. Sami Neza tha se pozicioni i qeverisë së Ramës është shumë i dyshimtë.
Neza deklaroi se nëse qëndrimet e kryeministrit Edi Rama nuk janë njësoj me ato të qeverisë Kurti për tensionet në veri, nuk bën asgjë më shumë se vetë Vuçiç.
"Nuk i ndihmon paqes e stabilitetin në Kosovë dhe paqes e stabilitetit në kufijtë midis Kosovës e Serbisë. Qeveria e Ramës, duhet ta ndajë veten nga Vuçiç në qëndrimet politike kur bie puna tek Kosova.
Në këto rrethana në veri, Tirana duhet të njehësojë qëndrimin e vet me qëndrimin e qeverisë Kurti. Nëse s'janë njësoj me Kosovën për stabilitetin e këtij shteti, nuk bën asgjë më shumë se sa vetë Vuçiç dhe njerëzit e skuadrës nacionaliste që qëndrojnë pas Vuçiçit, të inkurajuar e mbështetur nga Rusia."-tha Neza.