Gjendet shëndoshë e mirë i mituri që kishte humbur në Vlorë

Është gjetur shëndoshë e mirë 8 vjeçari i humbu sot në Lungomare, Vlorë.

Familjarët ishin ata që kërkuan ndihmën e të gjithë qytetarëve nëpërmjet redaksisë së Syri.Net/Tv.

Fëmija ishte gjetur pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës, në afërsi të shtëpisë së tij pasi prej disa orësh familjarët nuk kishin asnjë informacion dhe kontakt rreth tij.

Lajmin e gjetjes e bëri të ditur babi i fëmijës si dhe dha informacione se ku ishte gjendur i mituri.