U tejkalua konsumi i energjisë elektrike, Kiev njofton marrjen e masave emergjente

Disa rajone në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit të tepërt.

Operatori i rrjetit elektrik të Ukrainës, ka njoftuar ndërprerje emergjente në disa rajone të vendit.

"Aktualisht, për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit, ndërprerjet emergjente kanë ndodhur në rajonet e Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kharkiv, Lviv dhe Kiev", njofton operatori.

Gjithashtu është specifikuar se janë duke u zhvilluar riparime në impiantet e dëmtuara nga sulmet ruse, por këto punime sipas operatorit,  kërkojnë shumë kohë për shkak se dëmi i shkaktuar është i madh.