SYRI TV/ 6 muaj pa përgjigje për zhdukjen, Policia kontroll banesës së Ervis Martinajt

Gjashtë muaj pasi nuk ka dhënë një përgjigje familjarëve për zhdukjen e Ervis Martinajt, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle blic në banesën e tij.

Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ushtruar kontrolle në 3 banesa në në Fushë Kuqe, në kuadër të procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve ka arritur të sekuestrojë armë dhe mjete të tjera të jashtëligjshme, por ka shmangur plotësisht faktin se ku janë sekuestruar armët dhe nëse janë ndaluar poseduesit e tyre, sicc ndodh në ccdo operacion të policisë.

Një tjetër detaj, i evidentuar nga Policia në rrehthana të ccuditshme, është fakti se në njoftim theksohet se gjatë kontrolleve nuk janë sekuestruar vlera monetare.

Por teksa Policia ushtron kontrolle në zonën e Fushë Kuqes, familjarët e Ervis Martinajt kanë denoncuar zhdukjen e tij që prej javës së parë të muajit gusht. Për zhdukjen e Martinajt, Policia dhe autoritetet ligjzbatuese ende nuk kanë dhënë një përgjigje edhe pse në muajt e fundit është ccështje më e mistershme për autoritetet dhe opinionin shqiptar.

Dyshimet janë ngritur se Martinaj mund të jetë ekzekuytuar nga grupet kriminale, por Policia nuk ka deri më tani asnjë provë për të, apo se kush mudn të fshihet pas zhdukjes apo eleminimit të mundshëm.