Nderimet për Franco Frattini-n/ Meloni: Ishte shërbëtor i shtetit
Franco Frattini, ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe një figurë simbol edhe për shqiptarët, për shkak të rolit të tij në liberalizimin e vizave, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Politikani i njohur vdiq në një spital në Romë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, reagoi pas lajmit të zymtë. Ajo tha se Frattini ishte një shërbëtor i institucioneve.
“Franco Frattini ishte një njeri inteligjent dhe i sjellshëm, një shërbëtor i institucioneve. Ai ishte miku im. Në emër të qeverisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve. Jemi krenarë që po përfundojmë reformat që ai kishte nisur dhe për të cilat kishte punuar me dedikim”, shkroi Meloni.
Edhe Silvio Berlusconi, me të cilin ai punoi ngushtësisht, ka shprehur ngushëllimet, duke u shprehur se Frattini ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit.
“Në Itali dhe jashtë vendit, ai u vlerësua nga të gjithë për aftësitë e tij si Komisioner Europian dhe si Ministër i Jashtëm. Do ta kujtoj gjithmonë aftësinë e tij për të përballuar problemet komplekse me buzëqeshje, për të qenë i qetë në çdo rol”, shkruan Berlusconi.
“Do të më mungojë mua dhe të gjithë njerëzve që patën fatin të bashkëpunonin me të,” thekson Berlusconi.
Homazhet për nderimin e tij do mbahen të martën.