Shqiptari kapet me BMW-në luksoze, ishte vjedhur gjashtë vite më parë

Një shqiptar 24-vjeçar u arrestua në Austri, teksa po drejtonte një makinë luksoze.

Shqiptari u ndalua ditën e Krishtlindjes, kur kishte kaluar kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë.

Pas një kontrolli nga autoritetet, u zbulua se makina e tij, një BMW 330i, ishte vjedhur në Gjermani gjashtë vite më parë.

Makina u konfiskua menjëherë, kurse ndaj shqiptarit u ngrit një padi.

Shqiptari jetonte në Itali. Ai tha se e ka blerë makinën në mënyrë të ligjshme.

Procesi i qartësimit të pronësisë së mjetit do të kërkojë disa ditë.