Më 25 dhjetor 1914, kur Vlora u pushtua nga italianët

Më 25 dhjetor 1914, Vlora u pushtua nga italianët.

“E keni marrë vesh pushtimin nga ana e Italisë? Ky pushtim ushtarak deri kur do të vazhdojë? Nëse ka diçka që nuk dihet, është që Italia nuk do të mjaftohet me kaq.”- shkruhet në këtë letër të Teki Selenicës drejtuar të atit, Mehmet Eminit.

Pas zgjerimit të pushtimit italian, nisi rezistenca kundër pushtuesve. Pas Kongresit të Lushnjes (1920), u krijua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me në krye Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës, një nga faqet më të lavdishme në historinë e luftimeve të shqiptarëve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist.