I zhdukur prej disa muajsh, policia kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt

FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Mesohet se kontrollet janë në kuadër të dosjes hetimore për të shumëkërkuarin e policisë, i cili rezulton tashmë i zhdukur që prej 9 qershorit të këtij viti.

Sakaq, ditët e fundit policia ka zhvilluar kontrolle edhe ne Elbasan, Vlorë dhe Durrës.