Presidenca e Kosovës: Policia nuk është përfshirë në përleshjet pranë Zubin Potokut
Prishtinë - Presidenca e Kosovës ka reaguar duke thënë se mediet që janë të afërta me regjimin e Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë.
Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mediat pro regjimit të Serbisë, po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim në Zubin-Potok, njofton RTK.
Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.
“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi Vela në rrjetin social Twitter.
? #Serbia’s pro-regime media are in overdrive to instigate armed confrontation in #Kosovo, falsely reporting that skirmishes are taking place near Zubin Potok.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2022
Kosovo Police is not involved in any skirmishes. Serbia’s illegal and criminal structures are firing weapons. pic.twitter.com/hyWtCM9iny