Sherr me thika mes kushërinjve në Kamëz, 4 të plagosur, mes tyre një 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bathore, në lagjen numër 6. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, F.L., ka plagosur me thikë kushëririn e tij, H.T.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta edhe familjarët e të dy palëve të konfliktit, konkretisht shtetasit M.L., B.C., dhe një 15-vjeçar.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.