VIDEO/ FNSH 'blindon' Elbasanin, kontrolle për persona me precedentë penalë, detajet e para
Mbrëmjen e kësaj të diele Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet në disa lagje në qytetin e Elbasanit.
Aksioni i FNSH si edhe në mjaft raste të tjera ka për qëllim kapjen e personave me precedentë penalë dhe në kërkim prej kohësh.
Në qytetin e Elbasanit dhe në zonat përreth kontrollet e FNSH dhe RENEA-s s'kanë qenë të rralla.
Sipas burimeve, njësitë e FNSH po ushtrojnë kontrolle edhe në Peqin.