Dita e dytë e grevës për invalidët: Nëse nuk merren masa do vetëflijohemi
Përgjysmimi i kempit për invalidët ka detyruar këta të fundit të funtën në grevë urie. Personat që kanë nevojë për kujdes të vaçantë kanë dy ditë që janë futur në grevë, ndërsa qeveria nuk po merr parasysh kërkesat e tyre.
Invalidët e Elbasanit janë futur në ditën e dytë të grevës, për shkak të heqjes së paketës financiare, që merrnin për shërbimet higjeno-santiare. Nga pesë tetra dhe paraplegjikë, që nisën grevën një ditë më parë, atë po e vijojnë vetëm dy persona.
Invalidët e mbetur në grevë, me lot në sy janë shprehur se shëndeti i tyre është përkeqësuar, ndërsa gjatë orëve të grevës nuk kanë pasur kujdes shëndetësor.
Invalidët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësim të kërkesave të tyre. Invalidët u rikthyen në grevë një ditë më parë, pasi qeveria dhe minsitria e shëndetësisë nuk përmbushi kërkesat e tyre, për të rikthyer pagesën higjeno-sanitare.