Nuk ka Juventus për Jorginhon, mesfushori drejt rinovimit me Chelsean

 

I skadon kontrata në qershor të vitit 2023 dhe zërat e merkatos flisnin për një rikthim të Jorginhos në kampionatin italian te skuadra e Juventusit.

Por duket se e ardhmja e mesfushorit italo-brazilian nuk do të jetë në Torino pavarësisht vlerësimit dhe interesimit të klubit bardhezi.

Lojtari ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te Chelsea dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur. Për Jorginhon kishte shfaqur interes edhe Barcelona.