Mick Schumacher poston foton më të trishtë nga festa e Krishtlindjeve

Yje të shumtë të sportit në mbarë botën publikojnë foto për Krishtlindje me familjet e tyre dhe vëmendje të veçantë tërhoqi publikimi i një sportisti.

Bëhet fjalë për Mick Schumacher, pilotin e Formula 1, i cili ka publikuar një foto me nënën e tij Corinna dhe motrën Gina-Maria.

Postimi i tij në Instagram u shpall shumë shpejt “fotoja më e trishtë nga festa e Krishtlindjeve”, dhe arsyeja është e qartë – babai i tij Michael nuk është në të.

Më 29 dhjetor 2013, legjendari Michael pësoi një aksident të rëndë dhe një dëmtim të rëndë në kokë gjatë skijimit dhe që nga ajo kohë familja e tij ka fshehur të vërtetën për shëndetin e tij.

Që atëherë, asnjë foto e Michael nuk është publikuar dhe kështu ka qenë edhe këtë herë.

23-vjeçari,Mick u largua së fundmi nga Haas, por shpejt gjeti një punë të re në Formula 1 dhe nënshkroi për Mercedes, ku do të jetë një pilot rezervë sezonin e ardhshëm.