Besimtarët në vend festojnë Krishtlindjen, Imzot Arjan Doda: Klimë egoizmi e ushqyer nga korrupsioni
Mijëra besimtarë të krishterë kanë kremtuar sot Krishtlindjen. Në meshat e mbajtura si në kishën katolike nga Imzot Arjan Dodaj por edhe atë ortodokse në Tiranë nga Kryepiskopi Anastas Janullatos, mesazhet ishin të përqendruara tek paqja, ringritja e besimit dhe përballimi i sfidave globale. Ata u shprehën para besimtarëve, se luftërat po mungojnë botë, ndërsa egoizmi po nxitet nga korrupsioni.
Nga SYRI TV
Besimtarët të gjithë vendin, kremtuan Krishtlindjen, festën më të rëndësishme të kalendarit të besimit të krishterë.
Festimet e Krishtlindjes, nisën mbrëmjen e të shtunës me mbajtjen e meshave ungjillore në Kishat Katolike të vendit. Në Tiranë u mbajt mesha kryesore në Katedralen e ‘Shën Palit’, nën udhëheqjen e kreut të Imzot Arjan Dodaj.
Gjatë fjalës së tij, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj, teksa uroi besimtarët për Krishtlindjen, bëri thirrje për paqe dhe ndalje të konflikteve.
Për besimtarët ortodoksë, meshat ungjillore për lindjen e krishtit, nisën mëngjesin herët këtë të diel. Në të gjitha Kishat e vendit, u mbajtën shërbesa fetare për mijëra besimtarë.
Mesha kryesore u mbajt në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ u mbajt mesha kryesore për besimtarët ortodoksë, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Edhe në fjalën e tij, lexuar nga përfaqësues të klerit ortodoks, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos bëri thirrje për paqe e harmoni mes besimtarëve.
Në Shkodër, Imzot Angelo Massafra, gjatë fjalës së tij, përcolli dhe një mesazh për uljen e tensioneve në Kosovë, ndërsa bëri thirrje për paqen në botë.
Mesha, nën drejtimin e klerit ortodoks dhe katolik janë mbajtur në të gjitha Kishat e Vendit.