Dejvi Bregu realizon golin e përmbysjes në fitoren e skuadrës së tij në kampionatin turk

Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu, ka gjetur rrugën e rrjetës me Bolusporin, në fitoren që kjo e fundit arriti përballë Erzurumsporit në kampionët me rezultatin 3-1.

27-vjeçari mori përsipër të godiste nga pika e bardhë në minutën e 78’ dhe nuk gaboi, për të përmbysur shifrat.

Ky ishte goli i tretë për Bregun këtë sezon dhe i pari në kampionat.