FOTO/ Ja si do të jetë moti për javën e fundit të vitit 2022

Java e fundit e vitit 2022 do të nisë me diell, edhe pse me temperaturat karakteristike të dimrit.

Në ditët e tjera, do të ketë shtim të vranësirave, ndërsa temperaturat do të rriten me 1-2 gradë.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Vendi për javën e ardhshme parashikohet të jetë në ndikimin e motit të ngrohtë, falë erërave jugore.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.

Gjatë këtyre ditëve, do të ketë reshje të përkohshme në intensitet të ulët kryesisht në veriperëndim e bregdet.

Në lugina gjatë orëve të mëngjesit, nuk do të mungojë mjegulla e dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rritjen e tyre, e cila do të jetë më e ndjeshme në zonat bregdetare.

Ju urojmë që këtë javë të këtij fundviti ta kaloni sa më bukur pranë familjeve tuaja!