Kremtohet Krishtlindja edhe në Vlore/ Besimtarët mblidhen në kishën 'Shen Theodori'

Me rastin e Krishtlindjeve, besimtarët ortodoksë të Vlorës janë mbledhur në kishën Shën Theodori.

Mesha është drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë harmoni, paqe, shëndet dhe lumturi.

Të shumtë kanë qenë edhe besimtarët të cilët kanë ndezur qiri dhe janë lutur për ditë më të mira.