Sanksionet e perëndimit, ekonomia e Bjellorusisë pritet të tkurret 4% për 2022-shin

Kryeministri i Bjellorusisë, Roman Golovchenko deklaroi se ekonomia vendase pritet të tkurret me 4% në vitin 2022 pasi vendet perëndimore kanë vendosur sanksione.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë vendosur sanksione miliarda dollarësh ndaj ish-shtetit sovjetik për mbështetjen që i ka dhënë Rusisë në luftën me Ukrainën, shkruan Reuters.

“Ju i dini parashikimet që na janë dhënë – nga një kolaps total i ekonomisë në një rënie prej 20%. Mendoj se ata që e kanë konceptuar këtë operacion janë mbështetur në këto përllogaritje,” theksoi ai.

Golovchenko tha gjithashtu se norma e përgjithshme e inflacionit në vitin 2022 do të ishte 12%.