Leao bën deklaratën që alarmon Milanin

Rafael Leao është aktualisht emri më i “nxehtë” në kubin e Milanit.

Futbollisti portugez është një nga emrat më cilësorë të sulmit të kuqezinjve dhe nuk është rastësi që shumë klube të mëdha janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Por Milani shpreson që të arrijë t’i rinovojë kontratën, që ta mbajë të paktën edhe një edicion për të rritur vlerën e lojtarit më shumë, pasi siç ka pranuar Paolo Maldini, “askush nuk është i pashitshëm te Milani”. Por një deklaratë e Rafael Leaos mund të prishë planet e Milanit, pasi sulmuesi ka pranuar se i pëlqen një klub anglez.

“Këtë vit kam ndjekur shumë ndeshje. Më pëlqen shumë Arsenali, mendoj se luan shumë mirë”, janë fjalët e tij për RDP Afrika që janë pasqyruar gjerësisht në mediat italiane.

Një “ftesë” për “topçinjtë”, që mund të ulë vlerën e tij në negociata të mundshme me ta për transferimin e futbollistit i cili ndiqet me interes nga klubet e mëdha në Angli.