Ilir Daja shpallet trajneri më i mirë për vitin 2022 në Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës zhvilloi sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Laureatët e Vitit 2022”.

Çmimi trajneri i vitit i takon atij të Ballkanit, Ilir Dajës.

Me taktikat e tij, Daja e bëri kampion ekipin nga Suhareka, si dhe udhëhoqi ata në garat evropiane.

Rrugëtimi i tyre në Konferencë Ligë nuk ishte i gjatë, por i bukur dhe i suksesshëm për aq sa zgjati.