FOTO/ Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Shkodër, shpëton çifti i bashkëshortëve

Një shtepi njëkatëshe eshtë djegur rreth ores 19.00 në Samrisht të Dajçit.

Ajo banohej nga Pjeter Mhilli me bashkëshorten e tij. Megjithese nderhyri një automjet zjarrfikës nga Shkodra, nuk u arrit që shtepia të shpetohej dhe gjithçka u shkrumbua!

Familja Mhilli është strehuar te të afërmit. Kërkohet nderhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.